Analisti Skënder Minxhozi thotë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha, e dinë që nuk fitojnë më kurrë zgjedhje. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ata po mbajnë peng PD për interesa personale.
“Këtu, kjo lojë pasqyrash, po i pengon të gjithë që të shohin atë që është problemi. Në qoftë se nuk do të dilet nga dyshja Basha-Berisha, të cilët janë aty, dhe ta kuptojmë një herë e mirë, për interesa personale se nuk ka shpjegim tjetër, që Berisha të përkrahë Bashën pas zgjedhjeve të prillit, dhe duke e ditur që priste vendimin zoti Basha derisa i erdhi dhe prapë ishin bashkë. Këta dy persona, po e mbajnë peng Partinë Demokratike për interesa personale. Të dy e dinë që nuk fitojnë dot më kurrë.
Berisha nuk fiton dot më kurrë zgjedhje. E provoi, ka humbur Shkodrën, ka humbur Tropojën, nuk ka lënë gjë pa humbur,. Edhe më keq Lulzim Basha”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post