Në fjalën e tij në Kuvend deputeti, Dashnor Sula, u shpreh se akti normativ për Bordin e Transparencës, nuk i mbështet qytetarët.Po ashtu theksoi se anëtarët e qeverisë kanë pagat më të larta dhe se në këtë mënyrë nuk e ndjejnë rritjen e çmimeve.
Ai gjithashtu theksoi se dy apo tre persona kanë 80% të tregut të ushqimeve.
“Ju këtu bëni vetëm propagandë dhe gjithë ditën bëni vetëm propagandë. Opozita e ka hënë gjithmonë që çmimi i naftës krahasuar me të gjitha vendet e rajonit është shumë i lartë. Ne kemi kërkuar zbritje të paktën në 5% të çdo produkti ushqimor. Çmimi i naftës është i lartë për shkak të taksave. Këtu flitet për krizë. Qeveria dhe oligarkët kanë përfituar 300 mln euro tvsh nga taksat gjatë këtyre tre muajve”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post