Elseid Hysaj çmend anglezët.
Pas Mancester Junaited dhe Çelsit, në garën për shërbimet e mbrojtësit shqiptar është futur edhe një tjetër emër i madh i Premier League-s.
Sipas britanikes “Daily Star” bëhet fjalë për Mancester Sitin e drejtuar nga Pep Guardiola.
Klubi i sheikëve është gati të hyjë në ankandin për 22-vjeçarin nga Shkodra, për një betejë të zjarrtë me rivalët për titull në merkaton e janarit.
Përpara hapjes së afatit të transferimeve të dimrit, Mancester Junaited vazhdon të shfaqë interes për mbrojtësin e djathtë, duke ofruar deri në 30 milionë euro, plus mbrojtësin Matteo Darmian, që pëlqehet shumë nga Napoli.
Megjithatë, Hoze Murinjo ka konkurrencë, pasi Hysaj admirohet edhe nga Antonio Konte, i cili ka qenë dëshmimtar i rritjes së kuqeziut në Serinë A dhe po e monitoron me kujdes situatën e lojtarit.
Në anën tjetër, Pep Guardiola është vënë në kërkim të një mbrojtësi të nivelit botëror në krahun e djathtë dhe i është bashkuar garës për shërbimet e Elseid Hysajt.
Humbjet e fundit të Mancester Sitit, paraqitjet jo të kënashme nga Bakari Sagna apo Pablo Zabaleta në krahun e djathtë, e kanë bindur teknikun spanjoll të shpenzojë në merkato.
Disa muaj më parë, nga Anglia, Hysajn e vëzhgonte edhe Arsenali, me trajnerin Arsene Venger, që e cilësonte si zëvendësuesin ideal të Hektor Beelrin, por interesi u zbeh pas rinovimit të mbrojtësit spanjoll.
Interesi për Hysajn në Premier League mbetet i madh, por me kualifikimin në Champions, duket e vështirë që Napoli të pranojë të hyjë në bisedime.
Duke parë edhe forcën financiare të klubeve më të mëdha angleze, e vetmja mënyrë që mbrojtësi i Kombëtares të largohet është pagesa prej 50 milionë eurosh, e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës në “San Paolo”.
Diskutime rreth kësaj post