12 punonjës në Burgun e Shënkollit në Lezhë janë proceduar nga ana e autoriteteve pë shkak të një fotoje të publikuar nga të dënuarit.
Aty shiheshin ata duke festuar për Vitin e Ri, ku nuk mungonte as alkooli në tavolinë.
Ministria e Drejtësisë, në datën 25.12.2017 është vënë në dijeni nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), lidhur me publikimin në rrjetet sociale të një foto-je në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar brenda ambjenteve të një IEVP-je me sende të ndaluara.
Nga veprimet paraprake, rezultoi se fotoja e publikuar ishte kryer në ambjentet e IEVP-së, Shën Koll Lezhë dhe është publikuar nga vetë të dënuarit.
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet SHKBB-së, pasi kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, u referuan aktet për fillimin e procedimit penal në ngarkim të 12 punonjësve të policisë së burgjeve, me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal.
Konkretisht:
A.B. Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë
E.R. Specialist i Informacionit
T.L. Përgjegjës i Shërbimit të Godinës
Gj.D. Polic i Kollonës
E.T. Polic i Sektorit
L.L. Polic i Kollonës
M.GJ. Polic i Sektorit
D.N. Polic i Kollonës
A.J. Polic i Sektorit
Gj.N. Përgjegjës i Grupit të Sigurisë
G.Rr. Polic i Grupit të Sigurisë
F.H. Polic i Grupit të Sigurisë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar ecurinë disiplinore për këta punonjës, sipas shkeljeve të konstatuara.
Ministria e Drejtësisë së bashku me strukturat ligjzbatuese është e vendosur të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata punonjës të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkelin ligjin.
Diskutime rreth kësaj post