Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.
Meta thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete..
Reagimi i Metës:
“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!
Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post