Ish-zv.ministri i Arsimit, njëherësh edhe mjek epidemiolog, Taulant Muka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpret se nëse izolimi në Shqipëri është i gjatë mund të kemi më shumë vdekje se sa mund të shkaktohen nga përhapja e infeksionit.
“Mendoni: bazuar ne studimet e fundit, infektimi me COVID-19 rrit rrezikun per vdekshmeri te hershme ne dy jave njesoj sa rreziku qe gjithsecili prej nesh ka per te nderruar jete nje vit nga sot. Nese ne qendrojme ne “arrest kombetar” per shume jave/muaj, mund te kemi rritje te papunesise, vetvrasjeve, depresionit, obezitetit, kequshqyerjes, konsumimit te alkolit, dhe rritje te duhanpirjes te cilat te gjitha sebashku mund ta rrisin rrezikun per semundje kronike dhe vdekshmeri te hershme nje vit nga sot 2-3 here me shume nga rreziku qe kemi sot.
Pra, duke penguar perhapjen e infeksionit, ne nje vit nga sot, nese izolimi eshte i gjate, mund te kemi me shume vdekje se sa mund te shkaktoheshin nga perhapja e infeksionit. Plus, probleme te medha ekonomike dhe sociale!
Kjo nuk do te thote ne nuk duhet te respektojme karantinen, por qeveria te mbledhe ekspertet me te mire dhe te perdore kohen e arrestit kombetar per te krijuar nje plan te ri te daljes nga nga izolimi!”, shkruan Taulant Muka.
Diskutime rreth kësaj post