Deputeti socialist Taulant Balla i është bashkuar ditës së sotme aksionit për shuarjen e flakëve në Elbasan.
Nga fotot e shpërndara në rrjetin social Facebook, Balla duket se i është “përveshur” punës së bashku me grupin e zjarrfikësve për të vendosur nën kontroll flakët.
“Ka nisur puna për vënien në kontroll të zjarrit në Krastë të Elbasanit. Ndërkohë pas kërkesës për mbështetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur forca të specializuara të ushtrisë. Gjithashtu i kërkova Emergjencave Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës. Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse,”shkruan Balla në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post