Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përplasjen e qeverisë me presidentin Ilir Meta.
Balla u shpreh i bindur se sa më shpejt afron data 25 prill, aq më e ashpër do jetë gjuha politike e kreut të shtetit.
Duke nënkuptuar se Meta është bërë palë me kreun e opozitës, Lulzim Bashën, sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla u shpreh i sigurt se partia ku ai bën pjesë do fitojë në zgjedhjet parlamentare.
“Sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit , aq më e ashpër do jetë retorika e presidentit Ilir Meta. Uroj që t’i kemi të dy bashkë (Basha-Meta) , dhe na duhen që të jenë të dy bashkë, sepse mendoj se shqiptarët kanë mundësinë e artë të ndahen nga ky lloj baltovine dhe nga ky Sh.pk. Acarimi i presidentit nuk ka të bëjë me acarimin e Ilir Metës, sepse Ilir Meta nuk është më presidenti”, tha Balla për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post