Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla kritikoi për mungesë lidershipi kryetarin e demokratëve Lulzim Basha duke thënë se pret lista kandidatësh të dobët në zgjedhjet e prillit 2021.
“Çështja e cilësisë së deputetëve të opozitës parlamentare është një çështje e lidershipit të munguar të Lulzim Bashës në momentin që ulet për të hartuar listat. Dhe unë po ju them sot që listat e Lulzim Bashës ne 2021 do të jenë më të dobta se ato të 2017, sepse Lulzim Basha prodhon thënien e mençur të Anjshtajnit që një person që vazhdon të ngulë këmbë në gabim do ta bëjë gabimin dhe më të trashë se atë që bëri përpara” tha Balla për RTSH.
Diskutime rreth kësaj post