Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mosdekretimin e kryeministrit Edi Rama në postin e ministrit të jashtëm. Nga Elbasani ai i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta që deri pasditen e sotme të marrë fund ngërçi i dekreteve.
Sipas Ballës, Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës dhe duhet t’i japë fund një historie të pakuptimtë.
“Deri në orën 17:00, Meta t’i japë fund një historie të pakuptimtë dhe të marrë fund ngërçi i dekreteve. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Presidenti të bazohet në Kushtetutë”- tha Balla, raporton BW
Diskutime rreth kësaj post