Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, ku ka qenë vetë Balla që ka ndarë disa foto krah ambasadorit, ndërsa zbardh edhe diskutimet.
Ministri Balla thotë se në fokus të takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike, për të cilën Balla paralajmëroi një ditë më parë se do të ngrihet një Forcë Kombëtare.
Postimi:
“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post