Ditën e sotme, do të mbahet ceremonia e betimit të Taulant Ballës në detyrën e Ministrit të Brendshëm, ceremonia do të jetë sot në orën 10:00 në Presidencë.
Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’, Balla deklaroi se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm, në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu, Balla shkruante se do t’i shërbente me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.
Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës, erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë për shkak se u ankuan ndaj gurores në Borizanë që po u shkatërronte shtëpitë.
Diskutime rreth kësaj post