Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka tentuar të shpjegojë rolin e kreut të PD-së gjatë viteve të luftës në Kosovë. Gjatë shpjegimit të tij, ai është përplasur me analistin Vehap Kola, i cili i ka konsideruar hamendësime fjalët e Ballës.
Pjesë nga debati
Taulant Balla: Në vitin 1999, pozicioni-përgjegjës operacional, zyra e Tribunalit Ndërkombëtar, për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Tiranë.
Vehap Kola: Çfarë do të thotë përgjegjës operacional?
Taulant Balla: Meqenëse pati përpjekje për të disporpocionuar deklarimet e Milaim Bellanicës. Melaimi në datën 4 Prill ka qenë në Kukës si I shpërngulur nga 23-24-25 Marsi në Krushë dhe nga Tirana, nga zyra, përgjegjësi operacional Lulzim Basha, ka shkuar në Kukës
Nga viti 2000 deri në 2004-ën, këshilltar ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, pra dhe Basha sqaron.
Vehap Kola: E ka thënë prokurori, s’po e thoni ju për herë të parë. Ka qenë këshilltar ligjor i tij, por jo i përfshirë në hetime.
Taulant Balla: Unë nuk e kam marrë rregulloren e Tribunalit Ndërkombëtar dhe nuk e di përgjegjësinë e përgjegjësit operacional.
Vehap Kola: Ky është hamendësimi, ngaqë ju nuk e dini hamendësoni.
Balla: Ti dhe Luli flini rehat!
Diskutime rreth kësaj post