Partia Socialiste depozitoi sot në Kuvend projektligjin për zgjatjen e vettingut deri në dhjetor 2024. Pas kësaj nisme e të PS-së, ka ardhur reagimi i Taulant Ballës.
Përmes një pronocimi për mediat Balla theksoi se kjo periudhë është e mjaftueshme për të përmbyllur gjithë procesin.
Deklarata e Ballës:
“Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej me shume se 1/5 e anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë për të filluar një procedure te ndryshimit të kushtetutës me qëllim që t’i hapim rruge zgjatjes se mandatit te komisionit te pavarur te kualifikimit dhe te komisionarëve publik si niveli i parë i procesit të vetingut duke e shtyre procesin e vetingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj të tjerë të cilët besoj se janë të mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e vetingut.
Ashtu sikurse tha edhe kryetari i PS sot pas mbledhjes se kryesisë se PS, kjo është një vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq edhe shumë e rëndësishme sepse ruajtje e të njëjtit standard në procesin e vetingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre dhe nuk kane përgatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës se tyre, dhe zbulimi i çdo lloj lidhje kriminale. Vijimi i procesit të vetingut më të njëjtin standard që është vijuar deri me tani është domosdoshmëri tek e cila në partitë politike duhet të qëndrojnë larg sepse themeli i reformës në drejtësi ka qenë pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi që vinte nga partitë politike”, ka thënë Balla.
Diskutime rreth kësaj post