Shefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.
Deputeti socialist Taulant Balla teksa publikon dokumentet shkruan:
Për të qenë të qartë me publikun:
I PANDEHURI: Lulzim Basha i biri i Xhelal dhe i Remzije i datëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, Pallati afër ish Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi.
AKUZUAR se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 190/3 dhe 287-ç/2 të Kodit Penal.
ESHTË VËRTETUAR se ka paguar 500mijë dollarë + 175 mijë dollarë = 675 mijë dollarë (ka deklaruar se i ka paguar 500 mijë dollarë edhe publikisht).
Këto para i ka siguruar me punë të ndershme?
Kaq për sot!
Diskutime rreth kësaj post