Numri 2 i PS-së, Taulant Balla u shpreh sot nga Elbasani se në listën e LSI-së ka të përfshirë kandidatë me të shkuar kri.minale.
Duke iu referuar si lista e fallxhores, Balla tha se këta persona kanë ardhur si produkt i koalicionit që PS u detyrua të bëjë me LSI-në, për të larguar Sali Berishën.
Më tej ai shprehet se abuzimet që janë bërë nga kandidatët e LSI, po hetohen nga SPAK.
Deklarata e Ballës:
“Dua të them diçka për listën e fallxhores në Elbasan. Një listë që brenda së cilës janë fshehur persona që kanë abu.zuar me financat publike teksa kanë pasur mundësinë që të jenë kryetarë bashkish, si të zgjedhur jo për shkak të votave të tyre, por për shkak të një koalicioni, të cilët ne kemi qenë të detyruar që ta bënim për të larguar Sali Berishën dhe që në katër vite qoftë në Përrenjas, qoftë në Cërrik janë bërë abuz.ime të paimagjinueshme që sot janë subjekt i hetimit të Prokurorisë së Posaçme Antiko.rrupsion. Ka edhe persona të tjerë që kanë 1-3 vepra penale. Që të vish në vitin 2021 dhe të paraqesësh një listë që s’ka asnjë lloj lidhje me Elbasanin nuk e di. Kur po bisedoja me Ramën unë isha i mendimit që të isha i 9-ti jo i 8-ti në listë sepse jam i bindur se ne do ta fitojmë”,- tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post