Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka vijuar me takimet në Elbasan duke kujtuar djegien e mandateve të PD dhe LSI 23 muaj më parë.
Balla thotë se deputetët e PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që ia dha populli, për hir të një mask.arade.
Deklarata e Ballës:
“Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhëtojnë përsëri. Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës.
Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh.Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit”, shkruan Taulant Balla.
Diskutime rreth kësaj post