Sekretari Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar dosjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.
Sipas Ballës në javët në vijim do të ketë habere nga SHBA për Lulzim Bashën, lidhur me dosjen e lobimit.
Deklarata e Taulant Ballës:
“Në SHBA është hapur një hetim për një fotografi me Donal.d Trump të ish-kryetarit të Parlamentit të Rumanisë, i cili sot ndodhet në burg dhe që mos u habisni që në ditët në vijim të bëhet publike edhe hetimi për një fotografi të Lulzim Bashës me Donald Trump”,- tha Balla.
Balla tha gjithashtu se Lulzim Basha nuk e ka saqruar publikisht çështjen e lobimit në SHBA.
Diskutime rreth kësaj post