Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit socialist, Tauland Balla i cili tha në Kuvend tha “Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash gjithmonë”.
Noka iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe i kërkoi që të marrë masa për ta përjashtuar nga Kuvendi Taulant Ballën.
Flamur Noka: Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare
Lindita Nikolla: Të gjithë duhet të zbatoni Kodin e Etikës.
Flamur Noka: Merr masa, nuk bëhet fjalë.Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme.
Diskutime rreth kësaj post