Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në takimin e Nivelit të Lartë të Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Ballkanit Perëndimor.
Balla ka folur për Reformën në Drejtësi, qendrimin ndaj Serbisë dhe eurodeputeten Eleni Theocharous e shpallur person non-grata. Pjesëmarrës kanë qenë dhe Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, Kryetari i Grupit të PD Edmond Spaho, Nënkryetarja e Grupit të LSI Klajda Gjosha dhe Kryetarin i Grupit të PR Fatmir Mediu.
Statusi i plotë:
Sëbashku me Nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, Kryetarin e Grupit të PD Edmond Spaho, Nënkryetaren e Grupit të LSI Klajda Gjosha dhe Kryetarin e Grupit të PR Fatmir Mediu morëm pjesë në Takimin e Nivelit te Larte me Parlamentin&Komisionin Europian të kryesuar nga Kryetari i Komitetit te Politikes se Jashtme David McAllister dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.
Duke marre fjalen ne Takim u shpreha se teksa Britania e Madhe po largohet nga BE dhe kjo ka krijuar trishtim mes jush, vendosmëria për anëtarësimin e vendeve tona, Ballkanit Perëndimor, sjell gëzim dhe ridëshmon se BE eshte burimi i pazëvendësueshëm per paqe, stabilitet dhe prosperitet në Europë.
Me pas nje prezantim te shkurter mbi ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK. Procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës. E di qe ka nje shqetesim per vakancat e krijuara ne Gjykaten Kushtetuese apo te Larte, por me mire vakanca sesa gjyqtare te korruptuar te japin vendime. Ne fillim te vitit te ardhshem institucionet e reja te drejtesise do te jene ne detyre.
Kush mendon se Reforma në Drejtesi mund te pengohet ose mund te behen pazare ne kurriz te saj e ka gabim.
Shqiperia ka nje nder ligjet me te mira per minoritetet ne Europe dhe ky eshte nje standard per te gjithe Ballkanin. Madje edhe vende anetare te BE ne rajon mund t’i referohen si model.
Jemi gati te votojme sebashku me opoziten, te cilet i falenderoj qe jemi sebashku ketu, Reformen Zgjedhore, paketa ligjore per te cilen tashme eshte gati dhe unë besoj se do të arrijmë ta votojmë brenda Krishtlindjeve.
Sundimi i ligjit, permes luftes lunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, vijon me rezultate te forta dhe shume domethenese.
Duke e rimarre fjalen pas disa diskutanteve u shpreha se ne besojme se 2025 eshte momenti anetaresimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenare qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine.
Lidhur me qëndrimin me dy fytyra të Serbise, dua të sqaroj se së pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane zhvillohen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare sic ndodhi me Interpol. Anetaresimi i Kosoves ne Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit. E prandaj Serbia te heqe dore nga kjy dyfytyrësi!
Lidhur me eurodeputeten Eleni Theocharous e shpallur person non-grata në Shqipëri u përgjigja se nuk arrij ta kuptoj dhe jo më ta pranoj se pse nje eurodeputete qipriote duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti sjellja e eurodeputetes në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post