Në konventën e PAA-së që u mbajt ditën e sotme i shte i pranishëm dhe nënkryetari i PS-së, Taulant Balla.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Balla i ka bërë thirrje kësaj partie që të largohet nga koalicioni me PD-në dhe të afrohet me Partinë Socialiste.
Sipas tij, kreu i kësaj partie Agron Duka eshte profil socialist pasi ka qenë ministër në kohën e socialistëve.
Gjithashtu, Balla i thumboi duke u shprehur se më 20-nëntor në zgjedhjet e Kolonjës PAA-ja do të jetë humbëse.
Fjala e Taulant Balles.
Kam kënaqesine te pershendes kongresin e kesaj partie, me bindjen qe ky eshte kongresi i fundit qe e gjen Partine Agrare Ambientaliste ne koalicion me Partine Demokratike.
Sepse kam bindjen qe miku yne Agron Duka, Minister Bujqesie ne qeverine e Partise Socialiste dhe ish-deputet i saj, e ka marre lidershipin e kesaj partie duke respektuar pjesen me te mire te historise se saj, kur kjo PAA ishte nje aleate besnike e Partise Socialiste.
Ashtu sikunder kam bindjen se edhe fshehja e Saliut dhe e Lulit pas Agronit ne garen per Kolonjen, eshte rezultat i te njejtit fakt,
qe kjo parti vjen nga e majta dhe u kujton te majteve historine e tyre te perbashket.
Ju jeni aktualisht ne nje gare lokale me ne dhe une s’mund te bej ketu kurrësesi fushatë per ju, po natyrisht as fushate per ne!
Por di vetem t’ju them se edhe ju të Partisë Agrare Ambjentaliste duhet të vini me ne një orë e më parë që ne te punojme edhe me ju edhe me shume per njerezit e per komunitetet e Shqiperise sone.
Nderkohe qe une dua t’i shpreh Agron Dukes vleresimin e te gjitheve ne, sepse Agroni ne Parlament ka treguar se nje model tjeter opozitarizmi, shume kritik por njëkohësisht edhe konstruktiv dhe alternativ eshte i mundur!
Ai nuk shan, nuk mbush Parlamentin me shpifje, nuk bertet dhe mundohet te thote gjithmone jo vetem pse s’eshte dakord po edhe si mund te bjere dakord nese nje ligj apo nje tjeter riformulohen ne nje menyre te caktuar.
Shkurt, Agron Duka eshte profili qytetar, i nje opozite qe qytetarine e ka humbur ne rrugen e ekstremizmit politik dhe gjuhesor.
Nuk po e zgjas me shume kete pershendetje, se nuk kam ardhur ketu te bej fushate per Agronin dhe per partine tuaj, ne kete kongres ku kam kenaqesine t’ju percjell pershendetjet e kryetarit tone Edi Rama!
I cili me porositi t’ju them, ne Kolonje do t’ju mundim per t’i dhene Partise Demokratike mesazhin e qarte se me ne nuk ka shans te fitoje as ne Diber, as ne Kolonje dhe as ne Shqiperi!
Por ju, agraro-ambientalistet s’duhet te na e merrni per keq, sepse humbja do jete e PD-se aspak e juaja.
Do te jete humbja e radhes ne krah te PD-se, por këtë humbje ne Kolonje, ju lutem shikojeni si nje lehtësim, sepse do te jeni edhe me te qartë se vendi juaj dhe i Agron Dukes, nuk eshte mes humbesve po ne krah te fitimtareve:
Ne Aleancen per Shqiperine Europiane!
Faleminderit dhe suksese pas 20 nentorit!/ Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post