Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pritur në takim këtë të enjte një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës.
Balla shkruan se qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do kenë gjithmonë vëmendje të veçantë për diasporën shqiptare dhe për ata të cilët kanë ditur të ruajnë gjuhën e traditën shqiptare.
Deklarata e Ballës:
“Mikprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrahinës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë“, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post