Në Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Kjo është përshëndetur edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili thotë se e ka pritur me kënaqësi këtë lajm.
Më anë të një postimi në Facebook, Balla thotë se tani bashkëkombësit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë.
Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.
Postimi i plotë i Taulant Ballës
“Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë. Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombësit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.
Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.”, ka shkruar Balla.
Diskutime rreth kësaj post