Numri 2 i PS-së, njëherazi kandidat për deputet në Elbasan, Taulant Balla, tha se vendi ynë mund t’i rikthehet normalitetit dhe të mos ketë më asnjë masë kufizuese nga 1 qershori i këtij viti.
Balla tha se qeveria po punon për arritjen e objektivit për 500 mijë vaksinime anti-Covid brenda muajit maj. Ndërkohë, duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, numri dy i PS theksoi se biznesi i vogël do të mbështesë më shumë se kushdo partinë e tij.
“Mendoj se biznesi i vogël do mbështesë më shumë se kushdo PS, pasi ka shpëtuar nga cdo lloj tatimore, kontrolli, te dera. Biznesi i vogël e di mirë se pas dere janë 7 inspektorë, 1 i Idrizit, 1 i Dash Shehit, 2 të Monikës, të Lulit, kështu që biznesit të vogël mos ja qani hallin, se e di kujt do ja japë votën më 25 prill. Mos harrojmë se jemi në vit pandemik dhe asnjë ekonomi në botë nuk ka pasur rritje. Po të flasim për Elbasanin, jo vetëm që numri i të punësuarve nuk ka rënë, por është rritur pak. Pra, e rëndësishme është që nuk kemi humbur asnjë vend pune. Kjo fushatë zgjedhore është mallkuar nga pandemia, por vaksinimi ka efektin madhor. Deri në fund të majit ne do të arrijmë objektivin e 500 mijë vaksinime dhe më 1 qershor ne nuk do të kemi më asnjë lloj kufizimi.
Këtu ka pasur përpjekje për të dezinformuar për vaksinimin nga opozita. Po të kujtojmë, që në fillim të pandemisë, kur ne vendosëm të mbylleshim, ata bërtisnin të hapeshim, kur u hapëm, ata bërtisnin që të mbylleshim, etj. Ne preism një ngarkesë tjetër të Sputnik V, dhe një super ngarkesë tjetër nga Sinovac. Ajo që është e rëndësishme, dhe që nuk e mohojnë as demokratët, është se mënyra si u menaxhua pandemia nga Edi Rama merr notën 10. Biem të gjithë dakord se ajo që po bën Lulzim Basha, sa butaforike, aq edhe qesharake, që hipën aty dhe përshëndet 100 veta”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post