Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka folur nga Elbasani për krijimin e SPAK-ut, i cili filloi punën sot zyrtarisht. I pyetur për SPAK dhe nëse duhet të fillojë hetimin nga politika, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se është e papranueshme të mbyllet çështja e OSSH.
“Unë i uroj punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion e cila duhet të shoqërohet menjëherë dhe me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit për hetime të plota, për dosje të pluhurosura, të cilat presin drejtësi. Jam informuar që një pjesë e më shumë se 140 dosjeve që do të jenë puna e parë e prokurorëve, dua të ndaj me ju faktin që një ndër dosjet që unë do i kërkoja SPAK-ut duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të komisionit hetimor për privatizimin e OSSH ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe, filluar nga kryeministri Sali Berisha, jemi informuar nga ana e prokurorisë që prokuroria i është drejtuar gjykatës për ta mbyllur këtë çështje. Është e papranueshme që kjo çështje të mbyllet. Kjo çështje duhet hetuar nga prokuroria speciale anti korrupsion dhe do i kërkoja gjykatës që ta kthejë mbrapsht dhe kjo dosje të jetë një prej dosjeve që duhet të shqyrtohet nga SPAK-u. Jemi informuar që gjykata këtë çështje do ta shqyrtojë më datë 27 dhjetor, por është e pakuptueshme tashmë që kemi ngritur këtë njësi speciale për të luftuar korrupsionin që kjo dosje të mbyllet pa u hetuar”, theksoi Balla.
Diskutime rreth kësaj post