Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se seanca e sotme nuk ishte për debate.
Ai tha se shpreson që ngjarje si ajo e largimit të opozitës nga salla të mos përsëriten më, pasi sipas tij koha e sherrit ka përfunduar.
“U larguan nga një seancë që ishte një seancë dakordësie të plotë, sepse miratohen propozimet e grupeve parlamentare. Në këtë seancë nuk mund të kemi debate me njëri-tjetrin. Duhen vetëm që opozita të ketë një deputet në një komision, ndërsa mazhoranca ka të drejtën që një deputet te jetë më shumë se sa një komision. Shpresoj që kjo ngjarje e sotme të mos përsëritet në seancat e ardhshme. Koha për debate dhe sherrnajë ka përfunduar”, tha Balla.
“Pusho more ti, dërr dërr aty,”– i tha Basha-Ballës dhe u çua në këmbë.
Diskutime rreth kësaj post