Nisur nga replikat e njëpasnjëshme mes ministres Elisa Spiropali dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ka ndërhyrë edhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili kërkoi nga kryetarja e kuvendit respektimin e rregullores së kuvendit.
“Kuvendi të kthehet në binarët e rregullores. Marrëveshja me pfizer është shumë e rëndësishme dhe përveç ministres Manastirliu nuk foli kush tjetër. Ju kujtoj se kreu i opozitës e merr fjalën vetëm pas kryeministrit, jo pas ministrave. Më rezulton se Basha nuk e ka regjistruar emrin për këtë pikë të rregullores. Të flasim për pikën e parë të rendit të ditës. Nëse rregulloren do e bëjmë llastik do e kemi të vështirë të menaxhojmë punët.” u shpreh Balla
Në përgjigje kryetarja e Kuvendit tha se krahas rregullores së Kuvendit do respektohet dhe fjala e opozitës.
“Ju siguroj në vëmendje maksimale respektimi i rregullores dhe rendit të ditës, do respektojmë edhe fjalën e opozitës. “- u shpreh Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post