Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka komentuar protestën e opozitës e cila u mbajt dy ditë më parë në Tiranë, deputeti e cilësoi si qesharake tubimin e opozitës dhe se ndjen keqardhje, që në krye të Partisë Demokratike, është një person i shpallur “non-grata” si Sali Berisha.
“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ndryshimi i kursit të kujt? të tyre?, është puna e tyre.
Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA, në vendin më pro amerikan, siç eshte Shqipëria.
Mirënjohje më të madhe ndaj shba se jemi dhe në 100 vjetorin e marrdhëniëve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post