Teksa të ftuarit në studio po flisnin për tragjedinë e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 persona, analisti Agron Gjekmarkaj bëri një gabim në llogari, dhe menjëherë ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.
Pjesë nga debati në Open
Gjekmarkaj: 21 Prilli është ditë e errët.
Balla: Është janar, jo prill. Jeni të gjithë njësoj. Ti bën gabim këtu, ai tjetri thotë 7×7 baraz 42.
“O Taulant mos më bëj të dal nga vetja se pastaj nuk e di, më lër, ishte një gabim, unë jam i fjalëve jo të shifrave,” tha Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post