Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar për urimet Presidentin amerikan Biden dhe atë ukrainas Zelensky.
“Falënderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden për urimet e tij. Shtetet e Bashkuara dhe Italia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë dhe një partneritet transatlantik, i bazuar në vlerat e përbashkëta. Mezi pres t’i forcoj më tej, duke luftuar së bashku për lirinë dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë Meloni.
“Italia është dhe do të jetë gjithmonë në anën e popullit të guximshëm ukrainas që po lufton për lirinë e tyre dhe për një paqe të drejtë. Ti nuk je vetëm!”. Kështu Kryeministri Giorgia Meloni e shkruan në Tëitter duke iu përgjigjur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe duke e falënderuar atë.
Diskutime rreth kësaj post