Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’. Berisha tha se Basha ka shkelmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.
Ish-kryeministri nënvizoi se do të bëj gjithçka që PD të rimarrë vlerën e dikurshme, e për këtë gjë tha se do të zhvillojë takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, si dhe paralajmëroi referendum.
Reagimi i Berishës:
“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Lulzim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.
Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post