Profesori Fatos Tarifa thotë se SPAK po i jep shpresë të gjithëve shqiptarëve, lidhur me punën që ky institusion është duke kryer në goditjen ndaj zyrtarëve të lartë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tarifa u shpreh se nuk duhet të flitet për mundësinë e korruptimit të SPAK, pasi sapo ka filluar punën.
Sipas tij, në SPAK ka një klasë të re juristësh, të cilët japin shpresë dhe janë të guximshëm.
“Çdo institucion është i korruptueshëm në shoqëri, por ne nuk duhet të flasim sot për mundësinë e korruptimit të SPAK, kur ky institucion sapo ka filluar punën e tij. Unë besoj, pjesa më e madhe e shqiptarëve, siç thuhen edhe në sondazhe 70-75%, janë optimistë se SPAK po bën punën e duhur. Mund edhe të korruptohen, por më duket e vështirë. Më duket një klasë e re juristësh, të cilët japin shpresë, janë trajnuar në atë mënyrë, janë të guximshëm”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post