Nga Arlind Cara
1. Në hulumtimet e mia modeste, në terma absolute edhe relative, del të jetë një nga tarifat më të larta në Europë, sidomos për një aks rrugor kaq të shkurtër.
2. Zona ku vendoset kjo tarifë është një nga rajonet më të varfëra të Europës. Në mos qoftë më i varfëri në kontinent.
3. Kushdo që thotë që të gjitha vendet e BE-së kanë tarifa në autostradat e tyre, më e pakta që mund të thuhet është se nuk është i informuar. P.sh. Belgjika nuk ka asnjë autostradë me pagesë. E disa vende të tjera nuk kanë gjithashtu.
4. Shqiptarët janë fatkeqsisht popullata me mundësitë më të kufizuara të lëvizjes krahasuar me pjesën tjetër të Europianëve. Fluturimet i kemi me çmimet më të kripura në Europë, linja treni nuk kemi pothuajse hiç, nafta ne Shqipëri është ndër më të shtrejntat në Europë, linjat e autobuzave me jashtë janë si mos më keq. Kjo tarifë do ishte një tullë tjetër në murin e izolimit që kemi. Madje më keq akoma, është vetizolim.
5. Meqë jemi te simbolika e “Rrugës së Kombit”. Një Shqiptari të Kosovës me këtë tarifë i shkon më lirë të udhëtojë në Beograd se sa të vijë në Tiranë.
6. Një argument tjetë tragjiko-komik është që një Kuksiani në Londër me tarifën e re i bie të shpenzojë më shumë për transport vetjak ndërqytetas në Angli se sa në vendlindjen e tij të varfër.
7. Duke ndjekur historikun e shpenzimeve dhe pagesave mund të thuhet që rruga e Kombit lidhet me një histori të gjatë abuzimi të strukturuar me ligj. Duke filluar nga taksa e rrugës përpara ndërtimit, nga abuzimet e një pjese të fondeve kur u ndërtua që nuk dihen ku kanë shkuar. Plus taksa e qarkullimit që e ka shndërruar naftën në Shqipëri ndër më të shtrejntat në Europë, taksë që supozohet të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve. Shtoji këtu edhe këtë tarifën, një tarifë sipas skemës më së pakti dyshuese PPP. Banka Botërore e ka thënë shkoqur që për vende si Shqipëria me nivel kaq të lartë korrupsioni, kjo skemë është e rrezikshme për mënyrën se si po aplikohet në vendin tonë.
8. Tanimë po bëhet traditë kjo puna e “konsultimeve publike” pas pilafit. Ligjet dhe normat juridike e përcaktojnë qartë se konsultimet për çështje të tilla sensitive fillojnë me vite përpara vendosjes së tyre. Por në këtë rast “konsultimet” janë strategji e thjeshtë për të fituar kohë nga ana e zyrtarëve të korruptuar dhe për të lënë në harresë problemin.
9. Kush jeton në perëndim e din shumë mirë që ka plot protesta të cilat përshkallzojnë në dhunë, por kurrë nuk dalin zyrtarë apo qeveritarë nëpër media si edukatorë të nevrikosur që t’iu hakrrehen protestuesve, pavarsisht dëmeve që mund të jenë kolosale.
10. P.S. Festat kanë më shumë kuptim kur festohen nga qytetarët që tregojnë dinjitet. Gëzuar Pashkën të gjithëve!
#Solidaritet #MeKukësin #MeShqiptarët
Diskutime rreth kësaj post