Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas deklaratave të PD-së se në këtë qark ka kryebashkiakë me të shkuar kriminale. Ndreu shprehet se shanset janë “0” që kjo akuzë nga demokratët se e prek ligji i dekriminalizimit të jetë e vërtetë.
“Ca në PD-n e mjerë që i kanë trutë në prapanice paskan thënë se po hetojnë në Lezhe për Kryebashkiakun..
Po ju bej me dije se jam rimandatu si deputet në 2017 pas ligjit të dekriminalizimi dhe nuk kam asnjë kompleks nga liliputet që qejfin e tyre nga poshtë e nxjerrin në gojën e pisët…! Mbani shpresë kot së në Lezhe nuk ka shanse..Targën do ju lë si gjithmonë”, shkruan Ndreu.
Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi se selia blu po verifikohen 3 kryebashkiakë në qarkun Lezhë e Dibër, pasi kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Diskutime rreth kësaj post