Kuvendi i Shqipërisë ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Mësohet se masa ndaj deputetëve është marrë për shkak të “veprimeve të pahijshme” dhe “fjalorit banal” gjatë procesit të votimit, për shkak se dyshohet se ishin në gjendje të dehur.
“Kuvendi i Shqipërisë bazuar në Rregulloren e vet do të marrë masa disiplinore me përjashtim 10 ditor nga punimet, për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.
Diskutime rreth kësaj post