Mercedesi i tipit “Armored” me vlerë 600.000 euro, i quajtur ndryshe dhe “Tanku”, e për të cilin ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite në burg nën akuzën e një aferë korruptive për blerjen e tij, është ende në shërbim të qeverisë së Maqedonisë, duke u vënë në dispozicion të zyrtarëve e dhe delegacioneve, ku më e fundit që ka hipur në të është kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Shkup dy muaj më parë.
Ndërkohë, edhe kupola e shtetit maqedon, ku përfshihet presidenti Gjorgje Ivanov, ish-kryeministri Emil Dimitriev, si dhe ish-kreu i Kuvendit maqedonas Trajko Veljanovski, pra tre njerëz të afërt me pushtetin e Gruevksit, e kanë përdorur atë.
Në atë kohë, Ministria e Brendshme maqedonase tha se makina ishte përdorur si mjeti kryesor i transportit për delegacionet e rangut të lartë gjatë vizitave të tyre.
Qeveria Zaev e nxorri në ankand, por siduket është tërhequr nga kjo praktikë.
Hetimi për Mercedesin 600 mijë euro nisi më 24 janar të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale.
Hetimi u iniciua në bazë të “bombave” të lëshuara nga Zaevi kur udhëhiqte opozitën përballë pushtetit të Gruevskit, që ishte dhe investimi kryesor politik për ta rrëzuar këtë të fundit nga një qeverisje mbi 10-vjeçare.
Bojko Borisov i Bullgarisë ishte pari burrështetas i huaj i cili ka udhëtuar me “Tankun” e Gruevskit gjatë një vizite zyrtare në Maqedoni.
Thuhet se mjeti i “frikshëm” me çmim astronomik, ka bërë pak më shumë se 26.000 kilometra.
Tashmë, Mercedezi 600 mijë euro ka ndryshuar rrjedhën e jetës së Gruevskit, siç ndryshoi dhe rrjedhën politike. Pas dënimit me dy vite burg, ai ka vendosur të kërkojë azil në Hungari.
Diskutime rreth kësaj post