Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E teksa flasim për raportet, ka patur një miqësi dhe përkrahje mes Luizit dhe Tanit, por duket se tani gjërat kanë ndryshuar. Dyshimet i nxiti kjo deklaratë e Tanit.
“Jam duke u menduar. Po qesh me humorin e Oltës. Nuk jam më me Luizin, nuk jam me askënd.”, tha Tani.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post