Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.
Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta.
Por veç debateve, ka patur edhe raporte të afërta mes banorëve, ku ai mes Luizit dhe Tanit ka nisur që jashtë, edhe pse brenda shtëpisë së BBV, duket se miqësia e tyre ka patur një krisje. I pyetur se sa të njejtë me Luizin e sheh veten, Tani u shpreh si më poshtë.
Të njëjtë me Luizin e shoh veten vetëm te dialekti. Si natyra jemi të ndryshëm.Unë jashtë isha me Luizin, çfarëdo që bënte edhe kur ishte gabim. Tani jam me veten. Nuk jam dakord me çdo gjë që ndodh. Përveç vetes, jam me Luizin… Nuk kam asnjë konflikt me asnjërin. Isha duke e shijuar. Për hedhjen në pishinë, më kapi njëfarë inati. Tani jam duke e menduar. Unë dje e kam kuptuar që nuk ka aq dashamirësi, dje kam hyrë në lojë.
Diskutime rreth kësaj post