Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot nëpërmjet në postimi në Facebook nënshkrimin e marrëveshjes me Kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë. Sipas kryeministrit Rama kjo marrëveshje vjen pas zbulimit shumë domethënës të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut, që sipas tij është një lajm i shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
Mirëpo nisur nga situata e tërmeteve që kemi kaluar së fundmi shumë skeptikë e kanë kundërshtuar këtë projekt, duke shkruar në komentet e tyre se me këtë rrezikohet nëntoka shqiptare.
Madje një qytetar i shkruan kryeministrit Rama se shpimet për naftë do të sjellin tërmete në atë zonë. Pas kësaj e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.
Replikat:
Diskutime rreth kësaj post