Në shkrimin e tij për lëvizjen e mundshme të Blendi Fevziut në drejtim të Top Channel, Enkel Demi shkruan edhe për Dritan Hoxhën.
Ai thotë se ai ishte zënë keq me Edi Ramën, pak para vdekjes.
“Për trafikun politik e vriste pak ose aspak mendjen.
Për shembull, të gjithë e dimë që pak para se të vdiste ishte grindur keqas me Edi Ramën, i cili më pas bëri shefin e ceremonialit mortor.
Përse ishin zënë?
Për një pult që ta lejonte Tanin e Topit të kalonte në një zonë me trafik të kufizuar në ish-Bllok.
Nuk bënë fjalë për leje ndërtimi apo ndonjë tender të Bashkisë, por një pult, sepse Tani i Topit nuk e qethte për trafikun e influencës, por kishte zgjedhur tjetër udhë tjetër në sipërmarrjen e tij mediatike.
Pasi ai shkoi, kjo “ëndërr” vazhdoi, derisa familjarët e tij përzunë nga Top Channel drejtuesit e dikurshëm të kësaj linje dhe i zëvendësuan me drejtuesit politikë të partisë LIBRA”, shkruan Enkel Demi.
Diskutime rreth kësaj post