Partia Socialiste do të organizojë Kongresin e saj më datë 23 mars, në të cilin ndër të tjera do të merren mjaft vendime për zgjedhjet lokale të parashikuara këtë verë.
Në kët Kongres, Rama pritet të shpallë listën e kandidatëve për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës.
Mësohet se aty do të mbajë një fjalë ish-kryesocialisti Fatos Nano, i cili duket se tashmë konsiderohet i parrezikshëm nga Rama, ndërsa më parë e sulmonte dhe e nxorri me ceremoni jashtë partisë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post