Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në përkujtim të Ditës së Drejtësisë.
“Institucionet po funksionojnë prej jush. Po japin rezultate për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës të të gjithëve ju. Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet që t’i shërbejnë popullit. Të gjithë ju që jeni këtu keni nderin dhe detyrimin që t’i shërbeni popullit shqiptar. Ju falenderoj për punën e palodhur. Reforma e drejtësisë ka bërë rrugë të madhe para por ka ende për t’u bërë që të përmbushen pritshmëritë e popullit shqiptar.
Ka qenë rrugë e vështirë dhe kemi pasur biseda të vështira. Shpresoj ta dini se kur kemi biseda të vështira, kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj që t’ju falenderoj për këtë. Është koha të drejtojmë se drejtësia po jep rezultat dhe jeni të përshkushtuar tek drejtësia dhe jo tek faktorë dhe parti dhe se drejtësia shqiptare të japë drejtësi për popullin shqiptar.
Jemi mbledhur sot se në 10 maj qeveria e Ismail Qemalit dekretoi aktin e parë ligjor për sistemin e drejtësisë. Ne duam që të keni sukses. Kemi nevojë që të keni sukses dhe Shqipëria ka nevojë. Unë besoj se ju mund të keni sukses. Ndërsa ju dhe institucionet tuaja të plotësoni misionet shpresoj ta dini SHBA do të jenë krah jush. Do të jemi krah për krah ndërsa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri”, – shprehet Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post