Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer ka dhënë disa shpjegime mbi ligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar që pranohet ne vend. Ai tregon se parimisht, kualifikimi profesional mund të shihet si shkollimi akademik.
Kush ka përfunduar në vendin e tij një shkollim profesional të krahasueshëm me standardet gjermane, tani mundet te shkoje në Gjermani me kushte të përmirësuara me qëllim fillimin e punës, apo kërkimit të një vendi pune në sektorë të caktuar. E rëndësishme në këtë kontekst është që personat të kenë njohuri të mira të gjermanishtes.
Por si verifikohet nëse shkollimi dhe njohurit e gjermanishtes mjaftojnë? “Për ne ka një rëndësi të veçantë, që verifikimi i kushteve paraprake për të ardhur në Gjermani të bëhet përpara hyrjes në vend, përmes përfaqësive tona si ambasadat apo konsullatat e përgjithshme“ tha zyrtari I lartë për DW. Përmbushja e kritereve duhet të jetë vërtetuar pra, që përpara.
Megjithatë në ligjin e ri ekziston edhe mundësia e kualifikimit të mëtejshëm, si dhe disa kompetenca apo kushte të cilat lejojnë që me kuadrin e ri ligjor të arrihen në Gjermani kualifikime të caktuara. Përvojat e tanishme, sipas Mayer, tregojnë se në kuadër të rregullores ekzistuese nga Ballkani Perëndimor kanë shkuar ne Gjermani edhe persona me kualifikim të ulët, e në masë të madhe kane hyre atje edhe njerëz në moshë.
Në procedurat parlamentare lidhur me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, është bërë një saktësim, që personat mbi 45 vjeç duhet që të vërtetojnë më parë, se e kanë të siguruar në vendin e tyre pretendimin për pension.
Diskutime rreth kësaj post