Fituesit të Big Brother duket se jasht nuk po i ecin miqësitë dhe pas Sabianit ka “probleme” edhe me Tan Bramën. Koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ka rrëfyer për herë të parë raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.
Pas kësaj nuk ka munguar edhe përgjigja e Ilir Shaqirit i cili nëpërmjet një InstaStory shkroi:
“Respektoji ziliqarët tuaj. Ata janë në fakt personat që mendojnë se jeni më i mirë se ata.”.
Në këtë mesele është përfshirë edhe Monika Lubonja. Aktorja e cila dihet tashmë se nuk ka raporte të mira me Ilir shqirin, se një pjesë e mirë e ish-banorëve, është shfaqur në një festë me Tan Bramën.
Biseda:
Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.
Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!
Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.
Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!
Diskutime rreth kësaj post