Këngëtarja dhe modelja, Beatrix Ramosaj ka regauar për herë të parë pas fotos virale që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku duket një bojaxhi, që lyen me bojë të bardhë murin e një salloni bukurie, pas hyrjes së talibanëve në Kabul, më 15 gusht.
Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo thotë se ndihet shumë keq për gratë dhe vajza e Afganistanit, duke thënë se pas shume vitesh përpjeke për liri dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan, tani çdo po shkatërrohet. Ajo u bën thirrje të rinjve shqiptarë dhe në Europë të bëhen mirëkuptues me afganët, pasi ata ndodhen në një situatë të vështirë.
Postimi i plotë:
“Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashme s’kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundësi për të shprehur veten.
Ndihem shumë keq si artiste dhe si femër, pasi mendoj se roli jonë është akoma më i madh se i të krijuarit art, por edhe për të ngritur zërin për çështje të ndryshme, për të frymëzuar, për të dhuruar ëndrra dhe shpresa për më të vegjlit. Ndoshta për disa, ato fotografi janë thjesht fushata promocionale për të shitur fustane, por në një shoqëri që ishte ende duke u rimëkëmbur, ishin një fije shprese më shume për vajzat e vogla, që duke parë ato fotografi ndoshta ëndërronin të ardhmen e tyre të bardhe, të drejtë, të lumtur, me partnerin e zemrës që kane zgjedhur vetë dhe kurrsesi duke parë ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanët do të ktheheshin e do të shuanin ëndrrat e tyre. E urrej faktin që pas shumë vitesh përpjeke për liri por dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan tani çdo gjë është rrënuar.
Por unë vij nga një familje e fortë, me gra të forta, që më kanë mësuar që pas çdo rrëzimi, ka një ngritje dhe që e drejta eventualisht do të triumfojë.
Gjithashtu duke qënë me origjinë nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe qe te gjithe refugjatet jane duke kaluar tani, po lutem per ju dhe gjithashtu po lutem per gjeneraten tjeter te afganeve, duke shpresuar qe nje dite ato do te shijojne lirine dhe te mos iu zhduket kurre kjo ndjenje. Por lutja nuk ndihmon, ajo qe ndihmon eshte ngritja e zerit dhe te jesh i kuptueshem. Dhe në mes të kësaj krize të madhe humanitare, do i kërkoja të gjithë të rinjve/bashkëmoshatareve në Shqipëri, në Europë, në USA, të bëhen më të mirëkuptueshëm dhe ta kenë parasysh që Asnjë njeri nuk do të zgjidhte të vdiste në ajër, po mos ta dinte sesa e rrezikshme është toka në të cilën shkel.
Ofensiva e talibanëve në të gjithë Afganistanin u përfundua më 15 gusht me marrjen e kontroli të vendit. Presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi, duke çuar në kolapsin e qeverisë. Lëvizja shpalli fundin e luftës shumëvjeçare.
Marrja e pushtetit ka detyruar mijëra afganë të kërkojnë shpëtim nga vendi nga frika e hakmarrjes nga militantët.”-shprehet këngëtarja.
Diskutime rreth kësaj post