Kanali i lajmeve afgane “Tolo News” denoncon se gazetari dhe kameramani i tyre u rrahën nga talebanët ndërsa mbulonin një histori për rritjen e njerëzve të papunë në Kabul.
Ziar Yaad dhe Baes Majidi po filmonin njerëz të papunë në zonën Shahr-e-New të kryeqytetit kur talebanët i rrahën ata “për arsye të paqarta” tha Tolo.
“Ne i treguam simbolet tona të reporterëve, por ata erdhën dhe na goditën me shuplaka dhe me armët e tyre” – tha Ziar Yaad. “Ata morën celularin tim dhe pajisjet tona të punës me vete“.
Disa gazetarë janë rrahur që kur talebanët morën kontrollin e vendit në fillim të këtij muaji, raporton “Tolo News”.
Kanali citon Ahmadullah Wasiq, nënkryetar i komisionit kulturor të talebanëve, të ketë thënë se ata e morën seriozisht incidentin me Yaad dhe Majidi dhe do të hetonin.
“Jo vetëm kjo, por ne gjithashtu do të hetojmë dhe zgjidhim çdo çështje” – citohet të ketë thënë ai, shkruan “BBC”.
TOLOnews Reporter, Cameraman Beaten by Taliban#Afghanistan https://t.co/7R2Ky5uGAA pic.twitter.com/TrS3ITrqnv
— TOLOnews (@TOLOnews) August 26, 2021
Diskutime rreth kësaj post