Talebanët pasi kanë shtënë në dorë gjithë Afganistanin, tashmë kanë filluar që të shijojnë edhe luksin. Mirëpo pas kanë mbetur edhe armatimet amerikane, pas tërheqjes së trupave të NATO-s.
Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se si një grup prej milicive, përdorin helikopterin amerikan “Blackhawk” për të bërë xhiro, jo nga ajri, por përgjatë pistës.
Javën e kaluar këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ngriti alarmin se talebanët kanë akses në mbi 200 mijë armë zjarri, 20 mijë makina dhe qindra mjete ajrore të dhuruara për ushtrinë afgane.
Ai shtoi se SHBA nuk e ka të qartë tablonë se tashmë armatim me vlerë 83 miliardë dollarë ndodhet në duart e armikut.
VIDEO:
Taliban testing a captured Afghan UH-60 pic.twitter.com/ft3gaBjoig
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) August 25, 2021
Diskutime rreth kësaj post