Emisioni “STOP” sjell të përmbledhura disa nga episodet e përplasjes fizike mes shoferëve të taksive të licensuar në kryeqytet.
Disa prej tyre iu drejtuan redaksisë sonë për të denoncuar ligjin e të fortit që zbatohet në rrugë. Edhe pse janë me leje qëndrimi në çdo vend, ku ka sinjalistikë për taksi, ata nuk lejohen nga kolegët që kanë zaptuar vende të caktuara.
Me kamera të fshehtë provojmë tre raste që një taksist nuk lejohet të qëndrojë në vende për të cilat ka paguar. Por kur u afrohet gazetari, shoferët e taksive thonë se nuk ka asnjë problem.
Nga ana tjetër, Anila Lleshi, përgjegjëse sektori pranë “Tirana Parking”, shpjegon se nuk ka vende të personalizuara për taksitë me licencë.
Më datë 07.10.2016 Këshilli Bashkiak ka bërë disa ndryshime në rregulloren për organizimin dhe funksionimin e shërbimit taksi në Tiranë, ku në Nenin numër 59, pika 3 thuhet: “Të qëndrojnë në të gjitha vendet e rezervuara për shërbimin publik taksi, sipas detajimit të rrugëve me Urdhër Kryetari, të cilat janë pajisur me sinjalistikën përkatëse, duke ju nënshtruar tarifave të përcaktuara me Vendim të Këshillit Bashkiak sipas zonimit.”
Por mesa duket janë të paktë ata që e respektojnë këtë ligj, pasi kryesisht taksistët kanë “zaptuar” vende parkimi që sigurojnë më tepër klientelë. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaq tre “pronarë” vendparkimesh për taksi.
Diskutime rreth kësaj post