Një shërbim aerotaksi do të lidhë Brindisin e Italisë me Tiranën dhe Vlorën, duke nisur që nga ky muaj.
Avioni që do të përdoret për të lidhur qytetin italian me qytetet shqiptare, Korfuzin e Greqisë dhe Tivarin e Podgoricën e Malit të Zi do të jetë një Piper Meridian me elikë, katërvendësh, i cili, nëse prenotohet i gjithi, mund të shkojë edhe në destinacione të tjera.
Çmimet e biletave ndryshojnë në varësi të numrit të pasagjerëve, me të gjitha vendet e zëna, udhëtimi vajtje-ardhje brenda ditës Brindisi-Tiranë kushton 450 euro për pasagjer, ndërsa me Vlorën kostoja do të jetë 400 euro, ndërkohë që bileta vetëm ardhje nga Brindisi në Tiranë apo Vlorë do të jetë përkatësisht 380 dhe 360 euro.
Diskutime rreth kësaj post