Në valën e akuzave dhe reagimeve për taksën e Rrugës së Kombit, vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se ka dy drejtime në këto diskutime, rruga e arsyet dhe ata që nuk mbajnë përgjegjësi për atë çka thonë, duke shigjetuar kështu opozitën.
Teksa nënvizoi faktin se kjo nuk është një taksë, por një tarifë, Rama pohoi se ky hap ishte i domosdoshëm për mirëmbajtjen e aksit në fjalë. Mes të tjerash ai risolli në vëmendje edhe një deklaratë që kishte bërë Berisha në vitin 2010, kohë kur ishte kryeministër, kur ishte hedhur edhe ideja për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
“Ky është një debat që nuk ia vlen. Ka një anë që ecën në rrugën e arsyet, dhe një anë që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ndërkohë që ia vlen patjetër shpjegim, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendit tonë që është i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë. Ndaj ia vlen shpjegimi. Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, por tarifë për përdoruesit e rrugës së Kombit, e ka zanafillën në vitin 2010, pasi në këtë vit kryeministri i kohës, (Sali Berisha) ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Dhe ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot mohon; e ndërtuam, por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është fjalë kot. Pamundësia ka sjellë degradime. Jemi dëshmitar të gjithë së bashku se si ekranet janë mbushur me faqe të degradimit të atij aksi; rrëshqiti këtu, ra atje. Historiku është fare i qartë”, tha Rama.
Kryeministri tha se “Ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri i transporteve Haxhinasto dhe të mbyllur nga ministri Dervishaj”.
“Për punën e tyre në këtë proces kam respektin e merituar sepse është bërë një punë profesionale dhe nëse dimri nuk solli asnjë sekondë bllokim të rrugës dhe kjo lidhet më këtë proces. Lidhet me kompaninë, e cila ka nisur mirëmbajtjen.
Është e kotë t’i hyjmë diskutimit për mundësitë e buxhetit të shtetit shqiptar në raport me domosdoshmërinë për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij aksi strategjik. Mjafton t’i hedhësh një sy pasqyrës së tarifave në rajon për të parë që këtu nuk ka asgjë të veçantë. Logjika është hsumë e thjesht, rruga dhe përdoruesit.
Ju keni avazin tuaj, me kokëposhtë teposhtë. Ne nuk ju ndalojmë dot. Janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për t’i përdorur për të lehtësuar barrën e atyre që përdorin transportonit.
Nëse ka këtu ndonjë profesor, se një profesor di unë këtu që gjen një formulë tjetër që sjell lëvizshmëri normale në një rrugë tjetër, na e tregoni. Po të lutem mos u bëni qesharak”, deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post